'Më përndjek Erdogan'/ Ndalohet në Rinas gazetari turk, policia nuk i pranon kërkesën për azil

21:57, 17/09/2022

Ahmet Emre Olur është shtetasi turk i cili prej orës 4 të mëngjesit të së shtunës qëndron i mbyllur në komisariatin e Rinasit në pritje të eksdradimit pa gjyq drejt Turqisë. Gazetari turk i cili është i njohur për shkrimet e tij kundër politikës së Erdogan ka bërë një kërkesë për azil e cila nuk i është marrë parasysh nga asnjë institucion. Avokatët e gazetarit shprehen se ndaj këtij shtetasi po bëhet padrejtësi.

Një gazetar turk ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aeroportin e Rinasit dhe ka kërkuar azil politik. Syri TV mëson se menjëherë pas zbritjes në tokën shqiptare, gazetari turk, Ahmet Olur është shoqëruar në komisariatin e policisë së Rinasit.

Ndërkohë që ka dorëzuar kërkesën për azil politik, shtetasi turk ka deklaruar në polici se përndiqet nga regjimi i Erdogan, për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj pushtetit.

Por kërkesa nuk i është marrë parasysh. Ahmet Olur ka njoftuar avokatët shqiptarë të cilët kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj komisariatit të policisë në Rinas, pasi po i mohojnë një të drejtë legjitime gazetarit turk. Në një prenoncim për SYRI TV avokatët shprehin se ndaj shtetasit turk po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut.

Refuzimi dyshohet se ka ardhur me urdhër nga eprorët të cilët i dinë lidhjet e Erdogan me Edi Ramën, shprehen avokatët. Ata ngrejnë gjithashtu shqetësimin se komisariati i policisë në Rinas ka nisur procedurat për ta deportuar me urgjencë drejt Turqisë gazetarin Ahmet Olur, gjë e cila do t'i rrezikonte jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco