'Kondicioneri 19°C të fut në burg në Zvicër'/ Justifikohet Rama: Ky lajm ëshë përhapur gjithandej...

'Kondicioneri 19°C të fut në burg në Zvicër'/ Justifikohet Rama: Ky lajm ëshë përhapur gjithandej...

16:15, 17/09/2022

Deklarata e kryeministrit Edi Rama sa i takon përballimit të krizës me masa shtrënguese është hedhur poshtë nga Ambasada Zvicerane, ndërsa kreu i qeverisë vijon me justifikimet në rrjete sociale.

‘Kondicioneri 19 gradë të fut në burg në Zvicër’- kështu ishte deklarata e Ramës teksa flisnin për masat ekstreme që shtetet e botës kanë ndërmarrë.

Për lajmin e përgënjeshtruar i pyetur nga gazetarët Rama kërkoi ndjesë ndërsa tha se ky lajm është përhapur gjithandej jo vetëm nga ai por edhe nga mediat zvicerane.

Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane. Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane.

Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë!

Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!’- tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco