Fshihte kallashnikovë dhe municion luftarak në një banesë, në pranga 31-vjeçari në Dibër

Fshihte kallashnikovë dhe municion luftarak në një banesë, në pranga 31-vjeçari në Dibër

15:32, 17/09/2022

Një 31-vjeçar u arrestua sot në Dibër pasi mbante armë dhe municion luftarak në një banesë që e përdorte posaçërisht për të fshehur armët.

Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "The user". Zbulohet një banesë që përdorej nga 31-vjeçari për të fshehur sende të kundraligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës gjenden dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Kapet e vihet në pranga 31-vjeçari që përdorte banesën dhe posedonte armët e zjarrit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se  shtetasi M. T,  mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë mirëorganizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "The user". 

Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, në një banesë në fshatin Zall-Reç, që shtetasi M. T.,  e përdorte për të fshehur sende të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 31 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco