VIDEO/ Aksidentoi tre persona në Berat, lihet në burg 31-vjeçari nga Lezha

16:29, 16/09/2022

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg me afat 40-ditë" për 31-vjeçarin Leon Simoni. Lezhjani Leon Simoni, duke kryer manovra të rrezikshme në Rotondon e Kombinatit mbrëmjen e të mërkurës, humbi kontrrollin e mjetit dhe përplasi 3 shtetasit: Blerina Nerjaku, 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.

Mendohet se Simoni ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit po organi i akuzës nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit. Ka qënë gjyqtarja Entela Gjoni ajo që ka vendosur për Simonin masën e sigurisë "arrest me burg me afat 40-ditë", e njëjta masë e kërkuar edhe nga organi i akuzës, për vepren penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Kjo masë sigurie me afat është kërkuar për grumbullimin e plotë të provave shkresore dhe pritjes së përgjigjes së analizave,ndërkohë që nga ana e avokatit mbrojtës është depozituar sot edhe një dosje mjekësore, që konfirmon se Simoni trajtohej prej kohësh me medikamente depresioni.

Gjatë kësaj seance, mësohet se Simoni ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë, duke u kërkuar falje jo vetëm të plagosurve por edhe familjarëve të tyre për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco