Në tri shtete vazhdon kërkimi për djalin nga Kukësi zhdukur në zonën e Dragashit

Në tri shtete vazhdon kërkimi për djalin nga Kukësi zhdukur në zonën e Dragashit

13:17, 16/09/2022

Policia e Kosovës, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë.

Siç njofton Policia  e Kosovës, gjatë kërkim - shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor, njofton RTK.

“Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, thuhet në njoftim e PK-së.

Personi i zhdukur, Meledin Adili, nga fshati Borje i Kukësit, më 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, në komunën e Dragashit për të mbledhur boronica dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco