Financimi rus me 500 mijë USD/ Berisha: Basha mashtroi, nuk bëri asnjë mbledhje fondesh në diasporë

Financimi rus me 500 mijë USD/ Berisha: Basha mashtroi, nuk bëri asnjë mbledhje fondesh në diasporë

12:43, 16/09/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Lulzim Basha ka mashtruar kur ka deklaruar se ka mbledhur fonde në diasporë për dosjen e lobimit rus.

“Më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, burimi i parave mund të ishte rus, siç thoshte revista. Bazuar në këto informacione, më 4 prill të vitit 2022, kam denoncuar para jush financimin rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes nga Edi Rama. Rikthimi i kësaj çështje, provon atë që kam denoncuar disa herë, provon se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë përgjigje për origjinën e këtyre parave,” tha Berisha.

Ai përsëriti disa herë se dosja e Lulzim Bashës në Shqipëri është mbyllur nga kryeministri Edi Rama.

“Lulzim Basha ka deklaruar se ka mbledhë fondet në diasporë. Cili prokuror shkoi për të hetuar në SHBA? Cili prokuror shkoi në SHBA për të marrë në pyetje Nick Muzin? Prokurorët thirrën Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Dhe çfarë rezultoi? Rezultoi se asgjë nuk kishte hyrë dhe nuk kishte dalë nga arka e partisë. Atëherë nga dolën këto 500 mijë dollarë? Kryetari u mor peng nga Edi Rama. Kjo ishte gjithçka. E kam pyetur nëse i ka respektuar rregullat e transaksionet, më ka thënë plotësisht. Por nuk ka sqaruar asgjë. Në arkë nuk i ka kaluar, në banka nuk i ka kaluar. Nga vijnë ato para? Nuk vijnë nga qielli,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco