Lobimi rus/ Berisha: Basha mbahej peng me dosjen ‘Muzin’, çështja u mbyll me ndërhyrjen e Agaçit

Lobimi rus/ Berisha: Basha mbahej peng me dosjen ‘Muzin’, çështja u mbyll me ndërhyrjen e Agaçit

12:38, 16/09/2022

Në konferencën për shtyp, kryetari demokrat, Sali Berisha, mbajti një qëndrim zyrtar për skandalin e lobimit rus. Berisha tha se Lulzim Basha u mbajt peng me këtë dosje, e cila iu mbyll me ndërhyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Edi Ramës, Engjëll Agaçi.

“Vladimir Putini dhe Rusia janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në Europë. Në kuadër të debateve të shpërthyera ditët e fundit, PD deklaron sa vijon:

PD si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve është forca e parë që ka kërkuar anëtarësimin në NATO. E ka bërë këtë, në një kohë kur të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë.

PD në qeveri, është ndër vendet më të para që ka firmosur partneritetin për paqen me NATO-n, në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë.

PD është forca që ka vendosur vendin në dispozicion për manovrat e NATO-s dhe SHBA. Në det, ajër dhe tokë. Ndërkohë që PS sillte rezoluta në parlament kundër bashkëpunimit dhe anëtarësimit në NATO.

PD në qeveri është forca që kundër interesave strategjike ruse, anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

PD në qeveri, duke kundërshtuar interesat madhore strategjike ruse, dha një kontribut historik me rolin e saj në projektin e gazsjellësit TAP, duke mos u joshur nga asnjë presion. Ajo mbështeti, loboi për TAP, duke parandaluar kështu pushtimit të korridorit të jugut të Europës nga gazi rus.

Në organizatat ndërkombëtare, PD në qeveri ka mbështetur çdo rezolutë të SHBA dhe NATO për sigurinë në botë,” tha Berisha.

“Lidhur me aferën Basha, deklaroj sa vijon:

Në vitin 2018, ambasadori amerikan Donald Lu më solli një dosje me shkrimin e portalit ‘Mother Jones’. Në dosje, përveç artikullit të revistës dhe një flete ku thuhej se Nick Muzin ishte i regjistruar si lobist i Bashës në SHBA, nuk kishte asnjë dokument tjetër.

Lulzim Basha, i pyetur nga unë, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin, janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare në SHBA dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë.

Midis artikullit të gazetës dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë jam vënë në dijeni të faktit se Basha mbahej peng me dosjen Muzin, dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit, ku prokurori duke shkelur ligjin, nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim flagrant me ligjin. Këtë e kam denoncuar si akt nga foltorja në foltore,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco