Berisha dënon sulmet iraniane: Rama e nisi lojën kriminale me patronazhistët! NATO dhe SHBA të na ndihmojnë

Berisha dënon sulmet iraniane: Rama e nisi lojën kriminale me patronazhistët! NATO dhe SHBA të na ndihmojnë

12:31, 16/09/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi konferencën për shtyp duke u ndalur sërish te sulmet kibernetike iraniane.

“Në problematikën e madhe që ka Shqipëria, përsëri problemet më kryesore janë të sigurisë kombëtare. Në këtë kontekst, e konsideroj një agresion ndaj shtetit shqiptar, sulmin kibernetik të ajatollahëve të Teheranit ndaj sistemeve dixhitale të Shqipërisë. Në një akt zuzar, regjimi iranian ka sulmuar, dhe e vërteta është, ka demaskuar sistemet dixhitale të vendit, çmimin më të madh për të cilin e paguajnë qytetarët shqiptare në shërbimet, në sigurinë e tyre, jo vetëm shqiptarët. Sulmi që filloi me portalin e-Albania, kaloi në sistemin TIMS, pa asnjë lidhje me portalin, dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile. Dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këto sulme, të cilat në një formë përfaqësojnë një dhunim të rëndë të sovranitetit të vendit. Një agresion në një infrastrukturë kritike për shërbimet dhe sigurinë e çdo vendi,” tha Berisha.

“Duke theksuar këtë, dënoj gjithashtu pa hezitim, qëndrimin e papërgjegjshëm, plotësisht të papërgjegjshëm të qeverisë së Edi Ramës, i cili filloi zyrtarisht lojën kriminale me sistemet dixhitale të vendit, duke nxjerrë për patronazhistët, të dhëna personale të 1 milionë shqiptarëve, duke nxjerrë targat në një mbështetje të fuqishme për krimin, duke nxjerrë rrogat në një goditje shumë të rëndë për biznesin, duke nxjerrë telefonat, kartat e identitetit, e kështu me radhë. Shtoj këtu se për të gjitha këto akte të shtrira në vite, në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar. Asnjë të burgosur, ndonëse përbënin dhunim të rëndë të ligjeve të vendit.

Së dyti, dënoj me forcën më të madhe, tenderat korruptivë të ndërtimit dhe mbrojtjes së këtyre sistemeve. Përpjekjet për të ndërhyrë në Kosovë kanë qenë të mëdha, por mbrojtja e tyre ka shkëlqyer dhe nuk ka lejuar penetrimin në këto sisteme. 200 milionë euro të shpenzuara në Shqipëri kanë përfunduar në xhepat e Gjelishtëve, Beqëve dhe baxhanakëve me shokë dhe nuk kanë përfunduar në teknologjitë mbrojtëse. Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për të fshehur vjedhjet që janë bërë,” tha Berisha.

“Në këtë kontekst, i bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithanshëm, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri. Mbrojtjen kibernetike, Rama e shkatërroi sa erdhi në pushtet. Ishte një njësi që paguhej vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemit. E shkriu duke i quajtur spiunë dixhitalë dhe i largoi. Thirrja ime për partnerët tanë është një ndërhyrje emergjente, sepse Irani nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë betejë. Nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, që lufton për lirinë dhe dinjitetin e Iranit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco