Lobimi rus/ Berisha denoncoi në muajin prill: Dosje përvëluese për Bashën nga SHBA, gazetarët ta investigojnë

11:24, 16/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi që në muajin prill të këtij viti ekzistencën e dosjes për Lulzim Bashën në SHBA. Duke folur për mediat në hyrje të Kuvendit, ai bëri thirrje që të investigojnë për Lulzim Bashën.

“Kam deklaruar me kohë që është peng i Ramës, por ju merruni me këtë. Nuk thashë s’ka vizë amerikane, është thjesht viza tjetër, dosja përvëluese, pse nuk investigoni? Faktet prokuroria i disponon të gjitha, por të enjten pas “Opinion” ku Rama desh ia mbathi i tromaksuar, kur i doli në LED çështja e inceneratorëve, pas këtij emisioni deklaroi se atij i kam mbyllur dosjen ruse, pra ajo që unë e mohoja që është ruse në atë kohë, sipas Ramës ka qenë ruse, është shumë thjeshtë e hetueshme”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Basha ka një serë procesesh me drejtësinë.

“Tani që Basha ka dhënë dorëheqjen, ka një sërë procesesh, me FBI, drejtësinë belge në mos ndërhyn dhe ndonjë drejtësi tjetër, por afera është ndërkombëtare”.

I pyetur nëse do t’i bëjë thirrje SPAK për të hetuar Bashën, ai u përgjigj me ironi: “Po bën shaka apo me vërtetë po thua? A nuk e mbylli dosjen SPAK? Rama e mbylli dosjen, ai tha se SPAK është krijese e PS”.

“Mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë kur i doli në LED çështja e inceneratorëve. U ngrit. Pas këtij emisioni ai deklaroi se atij unë i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që në atë kohë unë e mohoja se është ruse, ajo, sipas Edi Ramës, dhe sipas disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. është shumë thjeshtë e investigueshme, shumë thjesht e hetueshme. Merrni listën në prokurori të sponsorëve të tij në SHBA dhe nëse del një prej tyre që thotë se unë i kam dhënë paratë Nick Muzinit. Asnjë”.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

Kur u nis me Gjekmarkajn për në Uashington, Gjekmarkaj shkoi, sot apo dje, kur u nis. Ai u kthye. Ju duhet t’i qëmtoni këto. Unë po them këtë. Ju duhet t’i pyesni, pse Edi Rama të mbylli dosjen e rusëve. Me ç’motiv dhe, ose në rast se e mohon, na trego një dokument të vetëm të shqiptarëve që paguajnë në Amerikë për Nick Muzin. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nick Muzin me paratë e tij. Pra ju duhet të ruani sensin e investigimit ne interesin më të mirë të profesionit tuaj. Pë të mos thënë pastaj dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Pyeteni pak. Nëse ka një njëri, i cili për afera konkrete duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave te tij, për afera, është Lulzim Basha.

Basha e bërë këtë kërkesë publike pasi e ka bërë Edi Rama?

E rrezonon. Unë kam deklaruar më kohë që ai është një peng i Ramës. Po ju merruni me këtë.

A ka pasur një vizë amerikane?

Unë nuk thashë se s’ka vizë amerikane. Është tjetër viza e tjetër dosja pervëluese. Po ju pse nuk investigoni vetë. Në të gjithë botën gazetarët investigojnë. Merreni listën që ka dorëzuar në prokurori nga diaspora sikur kanë dhënë nga 10 mijë dollarë dhe nëse del njëri prej tyre që i ka dhënë. Mua ma kanë faktuar se kemi gënjyer se ua kanë kërkuar. Janë gjëra të thjeshta këto, por ndihmoni opinionin publik për të arritur në përfundime të drejta.

Dispononi fakte qe prokuroria nuk i ka bërë publike dhe a jeni të gatshëm të dëshmoni për këtë?

Faktet, prokuroria i disponon të gjitha, por mund të them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte pas emisionit “Opinion”, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë, kur i doli ne LED çështja e inceneratorve. U ngrit po pas këtij emisioni ai deklaroi se atij i kam mbyllur dosjen ruse. Pra ajo që unë e mohoja se është ruse, ajo sipas Edi Ramës e disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. Kjo është. Është shumë thjesht e hetueshme. Merrni listën në prokurori të sponsorëve dhe nëse të del një që thotë se i kam dhënë para Muzin. Asnjë.

Muajt e fundit e cilësuat Bashën peng. Dhe për shkak të dosjeve ai nuk jepte dorëheqjen. Po tani që ka dhënë dorëheqjen?

Ai tani që ka dhënë dorëheqjen, është anëtar i grupit parlamentar. Ka një sërë procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, ka procesin me drejtësinë belge. Në mos edhe ndërhyn edhe ndonjë drejtësi tjetër.

Cila?

Nuk e di, por afera është ndërkombëtare.

A keni thirrje për SPAK për të hetuar këto akuza?

Po bëni shaka apo me të vërtetë i thua. Nuk e mbylli SPAK dosjen. Edi Rama e mbylli dosjen. A nuk tha Rama që SPAK është i partisë. Unë e kam thënë me kohë, por ai e pohoi ne Kuvend. SPAK është krijesë e PS. Dhe ti thua… Ata mbyllin dosjen e unë të kërkoj të hapë dosjen, sa qëndron kjo…

A i druheni ju kësaj krijese të Partisë Socialiste, SPAK?

Unë? Absolutisht, unë asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem unë, sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe kjo është paanësimi i Sali Serishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco