Dënohet me 1 vit burg kandidati për deputet, u filmua duke dhënë lekë për votën

Dënohet me 1 vit burg kandidati për deputet, u filmua duke dhënë lekë për votën

10:04, 16/09/2022

GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg për kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25-prillit, Etjon Joka, i cili akuzohet se dha para për të blerë vota për forcën politike që përfaqësonte.

Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI, Etjon Joka për votat.

Edison Babo u gjykua për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe Etjon Joka, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Përgjimet

Kandidat i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka doli nga përgjimet teksa diskutonte me qytetarin dhe kuptohej se ky i fundit kishte siguruar rreth 100 vota, ndërsa nusja e tij që kuptohet se punon në call center i ka siguruar 12 vota.

Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.

Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total ?

Qytetari: Besoj se te 100 bëhen!

Ndërsa një tjetër video, tregonte se si Edison Babo, person i angazhuar me LSI, degjohet teksa premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco