'E vrava me porosi të Klodian Lekoçajt': Një tjetër krim mbi 'mafien e burgjeve' në Greqi

'E vrava me porosi të Klodian Lekoçajt': Një tjetër krim mbi 'mafien e burgjeve' në Greqi

08:55, 16/09/2022

Policia greke ka ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekoçaj, i cili ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e së ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i akuzuar mes të tjerash edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos.

Akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala, 39 vjeç. Ky i fundit u kap së bashku me Andi Beqirin, 23 vjeç, në një automjet ku u gjetën dy kallashnikovë dhe një thikë ndërkohë që në banesë ju gjet edhe një pistoletë.

Policia greke zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një shtetasi grek të komunitetit rom dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ndodhur në muajin korrik.

Lidhur me vrasjen e shtetasit grek, para hetuesve Çala ka deklaruar se atë e e ka kryer me porosi të Klodian Lekoçajt për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

ARRESTIMI I VIKTOR ÇALES ME 14 SHTATOR 2022

Greqi, kapet nga një kontroll i rastësishëm, shqiptari i akuzuar për dy vrasje

Një 39-vjeçar shqiptar, kriminel i thekur, shkruajnë mediat greke, u kap në periferi të Athinës dhe ai akuzohet për një vrasje dhe një tentativë vrasje. Policia greke në një kontroll të rastësishëm më 14 shtator në periferi të Athinës, ka identifikuar një kriminel shqiptar në kërkim, i cili ndër të tjera akuzohet për vrasje dhe tentativë për vrasje.

Kur ndaluan makinën në të cilën ai udhëtonte me një bashkatdhetar, oficerët grekë zbuluan dy kallashnikovë në bagazh dhe nën tapiceri, ndërsa në një ndarje të veçantë pas radios së mjetit 2 karikatorë me rreth 90 fishekë.

Nga materiali kërkimor që kishin oficerët e Sigurimit, rezultoi se 39-vjeçari është autori i vrasjes së një romi, mesditën e 31 korrikut në Agia Varvara, por edhe i tentativës së vrasjes së një të huaji në Agios. Pavlos, në Metaksurgji më 15 korrik.

Autori ishte shpallur në kërkim pas dy ngjarjeve të përgjakshme të ndodhura brenda pak ditësh në Agia Varvara dhe Agios Pavlos.

Arrestimi i rastësishëm u bë vetëm pak orë para operacionit të arrestimit të tij nga EL.AS., që e ishte planifikuar për 48 orët e ardhshme.

 Krimineli famëkeq ishte liruar nga burgu majin e kaluar, pasi kishte vuajtur dënimin për një çështje droge. Ai, së bashku me një tjetër 22-vjeçar, po hipnin në një I.X të zi. në Avenue Athinë e cila u cilësua e dyshimtë nga policia që e ndaloi për kontroll.

Gjatë kontrollit, pasi policia gjeti dy automatikë kallashnikov, si dhe dy karikatorë me 90 fishekë, të dy personat u vunë menjëherë në pranga dhe u dërguan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Atikë.

Ndërsa u konstatua se 39-vjeçari ishte i akuzuar për drogë, grabitje dhe vjedhje, edhe 22-vjeçari rezultonte i njohur edhe për autoritetet, pasi kishte qenë i angazhuar në vjedhje dhe grabitje.

Në foto: Klodian Lekoçaj

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco