Ekskluzive/ Ja kush është I.M dhe emaili anonim që iu dërgua Autoritetit të Dosjeve

Ekskluzive/ Ja kush është I.M dhe emaili anonim që iu dërgua Autoritetit të Dosjeve

22:09, 15/09/2022

Nuk është Ilir Meta personi I.M siç u interpretua fillimisht përmes inicialeve të ngjashme nga njoftimi i Autoritetit të Dosjeve. 

Syri.net ka siguruar deklaratën e denoncuesit Filip Talo se është Ilir Murataj ai që e ka spiunuar te ish-Sigurimi i Shtetit dhe jo Ilir Meta, ish-kryeministër, ish-president dhe njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë. 

Në deklaratën e tij të gjatë, Talo rrëfen si është spiunuar nga shoku i tij, student në Fakultetin Ekonomik, viti i dytë, për planin e arratisjes jashtë vendit. 

Deklarata përpara hetuesve është lëshuar nga Talo, pasi plani i arratisjes dështoi, në datën 9 mars 1990. 

Pjesë nga deklarata e Filip Talos përpara hetuesve
"Para rreth 12-14 muajve unë në biseda të ndyrshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit duke insistuar për këtë dhe duke i thënë se në grup me mua ksihte edhe persona të tjerë pa i përmendur emrat e personave për të cilët flisja. Ilirit i thoja se ne kishim bërë edhe përgatitje duke studiuar vendin nga do të arratiseshim duke përgatitur thika dhe don im edhe armë zjarri për të qenë të sigurt. 

Në një rast tjetër, data dhe vendi nuk më kujtohet, i kam thënë Astrit Zeqos (student në Fakultetin Ekonomik, viti i dytë), se para dy ditësh kam biseduar me Ilir Muratin për t'u arratisur jashtë shtetit...Arratisjen do ta bënim nga Saranda..." 

Pas kësaj dëshmie, Filip Talo rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe në këtë deklarim ai thotë se do t'i shërbejë vijës së partisë dhe për çdo rast kundërvënie ndaj sistemit që ai do të dëgjojë, do të informojë menjëherë hetuesinë.

Rëndomtë, një skemë të tillë Sigurimi i Shtetit e ndiqte me çdo person që shënjestronte si segment i vijës reaksionare. 

Ndërkohë, në Çim Peka Live në Syri Tv, kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta publikoi emailin anonim që i është dërguar Autoritetit të Dosjeve, gjë që më pas prodhoi edhe njoftimin e këtij institucioni duke publikuar inicialet I.M. 

Syri.net publikon edhe emailin e rremë që keqpërdori Autoritetin e Dosjeve duke ngritur një tymnajë ndaj Ilir Metës. 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco