Lobim me para ruse?/ Meta: Basha i ka shërbyer regjimit putinian në Shqipëri

22:20, 15/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv çështjen e shumëpërfolur të Lulzim Bashës për lobimin me para ruse.

Meta tha se Lulzim Basha i ka shërbyer regjimit putinian në Shqipëri ndërsa shtoi se të gjitha problemet do t’i sqarojë drejtësia.

"PD jo, por persona të caktuar mund të jenë përfshirë. Kjo çështje duhet sqaruar nga vetë ata. Nuk dua të hyj në këtë çështje.

Basha në mënyrë të qëllimshme i ka shërbyer ndërtimit të një regjimi putinian në Shqipëri, përmes djegies së mandateve, faljes së pushtetit vendor. Problemet i sqaron drejtësia."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco