Meta publikon email-in anonim dhe i përgjigjet Autoritetit të Dosjeve: Falsifikim i pastër, u përdorët nga Rama

22:08, 15/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, publikoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv email-in anonim dhe iu përgjigj edhe njëherë qeverisë e cila e akuzon si ish-sigurims.

Ilir Meta tha se materiali që posedon është autentik ndërsa shtoi se 'Autoriteti i Dosjeve' ka falsifikuar dosjet për të.

Ish-Presidenti i vendit deklaroi se Autoritetin e Dosjeve e ka çuar në Prokurori për falsifikim ndërsa theksoi se ky institucion u përdor nga Edi Rama.

"Kanë shtuar pas I.M., Ilir Metaj. Nëse thotë Rama një fjalë, nuk më shqetëson mua, por një institucion. I kam çuar në prokurori për falsifikim. S'kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. nëse gjejnë diçka, mund të më çonin në Prokurori. Ku është katandisur një institucion dhe i përdor Edi Rama."-tha Meta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco