Meta: Karteli i drogës në Meksikë po investon në Shqipëri! Rama dhe Veliaj po ndërtojnë kulla betoni

19:37, 15/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e kësaj partie në Tiranë deklaroi se pak muaj na ndajnë nga rikthimi i Bashkisë Tiranë në dorë të qytetarëve.

Kreu i PL deklaroi se karteli i drogës në Meksikë po investon në Shqipëri ndërsa theksoi se Rama dhe Veliaj kanë dhënë vetëm kulla betoni.

Sipas Metës, qytetarët e Tiranës që kanë pagat më të ulëta në rajon, paguajnë taksat më të larta.

"Tirana është kthyer në shembull të anti-ligjit dhe anti-shtetit. Edhe karteli më i madh paska invetuar në Shqipëri dhe në Tiranë. Ne Eskobarin e kemi këtu. Tirana vuan nga një trafik i tmerrshëm.

Gjobat e Policisë Bashkiake për parkim, tejkalojnë ato të Rrugores. Tirana është nën agresionin konstant të mafies. Paratë e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratori që nuk ekziston. Ky është modeli i tyre, vjedhje, mashtrim, vjedhje, mashtrim.

Pedagogët u ngritën në protestë për pagat, por prioriteti i qeverisë janë koncesionet dhe inceneratorët. Si ka mundësi që nuk ka para për pagat e pdeagogëve dhe rrogat e shqiptarëve. Rilindja ka para për konceione dhe tendera sekretë."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco