Çim Peka: Lulzim Basha nuk ka marrë para ruse!

Çim Peka: Lulzim Basha nuk ka marrë para ruse!

17:39, 15/09/2022

Gazetari Çim Peka ka hedhur dritë mbi dosjen e cila rëndon mbi ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha në lidhje me financimin rus të 500 mijë dollarëve.

Sipas Pekës, Basha nuk ka marrë financime nga rusët, por ka marrë nga kryeminsitri Edi Rama dhe i ka dërguar në ShBA për lobim me biznesmenë që kanë lidhje me rusët.

Në postimin e tij në Facebook, Peka thekson se "po, Rama sponsorizon liderët ‘pro rus’ në Ballkan, gjë e cila dallohet prej qëndrimit dhe afrimitetit të tij me Vuçiç".

Postimi i plotë:

Jo, Lulzim Basha nuk ka marre financime ruse!

Basha ka marre financime nga Rama dhe i ka derguar ne SHBA per lobim me biznesmen qe kane lidhje me ruse. Me kete eshte shantazhuar nga 2017 prej Rames, Lu e Kim.

Po, Edi Rama sponsorizon lideret Pro rus ne Ballkan. Shikoni qendrimet dhe afrimitetin e tij me Vucic.

Pyetje:

Vucic i Rames apo biznesmeni transportues i Bashes eshte me afer Putin?

Ps: Ka vetem nje parti sllave dhe Pro ruse ne kete vend. Ajo eshte ish Partia Komuniste, me vone Partia e Punes, sot Partia Socialiste. Kaq..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco