‘Vodhi 4 banesa dhe biznese’, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

15:48, 15/09/2022

Një 35 vjeçar me iniciale J. T. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se është autor i katër vjedhjeve të banesave dhe bizneseve.

Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "The night".

I dyshuar si autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "The night", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-J. T., 35  vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".

Shtetasi J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 07.06.2022, në rrugën "Panorama", dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;

- Më datë 02.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.;

- Më datë 07.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G.;

- Më datë 12.09.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D.

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë???‍️

#tëvendosurkundërkrimit✅

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve???‍️??

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco