Financimi rus/ Kë duhet të besojmë, Yuri Kim apo qeverinë amerikane?

Financimi rus/ Kë duhet të besojmë, Yuri Kim apo qeverinë amerikane?

14:23, 15/09/2022

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në një takim të organizuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues të forcave kryesore politike në vend.

Përveç kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, në takim morën pjesë edhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe Monika Kryemadhi, nga Partia e Lirisë.

Edhe pse shkaqet e takimit nuk janë bërë publike, ai vjen një ditë pas publikimit të raportit të shërbimeve inteligjente amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kishte përfituar rreth 500 mijë euro në vitin 2017, nga Rusia.

Të pranishmit në takim thanë se pritet një deklaratë nga ambasada amerikane për këtë çështje. Burimet thonë se pritet që Kim të rrëzojë pretendimet për financime ruse.

Por kjo bie ndesh me raportin që është shpërndarë nga vetë qeveria e saj.

Duhet theksuar se raporti është deklasifikuar nga Departamenti i Shtetit. Ai është përpiluar nga inteligjenca amerikane, që mbahet si inteligjenca më e mirë në botë.

Jo vetëm kaq, por raporti dhe posaçërisht çështja e 500 mijë dollarëve për Bashën, është cituar nga dhjetëra media ndërkombëtare nga më të rëndësishme.

Vetë BBC citoi një zyrtar të rëndësishëm nga qeveria amerikane, duke theksuar më tej se raporti mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

“Transparencën për financimin e lobbimit që Lulzim Basha bleu në Amerikë e ka në dorë vetëm Yuri Kim. Media ta pyesë vazhdimisht zonjën se ku është përgjigja e letër-porosisë, që Prokuroria e Tiranës i drejtoi  Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ku është dëshmia zyrtare e Nick Muzin, që e sqaron të gjithë këtë zallamahi?” shkruan analisti Ylli Manjani.

Ata vendosën ta përdorën këtë dosje për të shantazhuar Lulzim Bashën, njësoj siç bëri edhe Edi Rama.

Tani që historia ka shpërthyer nga vetë shteti amerikan, Kim po mundohet që të eklipsojë të paktën pjesën e saj në këtë histori krimi, pengmarrje dhe mashtrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco