Arrestohet 31-vjeçari në Elbasan, kutivues i mijërave rrënjë kanabis, kërkohej prej qershori

Arrestohet 31-vjeçari në Elbasan, kutivues i mijërave rrënjë kanabis, kërkohej prej qershori

13:20, 15/09/2022

Ledion Balla, 31 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 31-vjeçari është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Balla ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të  territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën 2200 fidanë narkotikë cannabis sativa

Njoftimi policisë:

 Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVPElbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-L. B., 31 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të  territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi L. B., në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 u arrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco