Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Meta: Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, por përballja me të keqen

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Meta: Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, por përballja me të keqen

11:11, 15/09/2022

Kryetari i Partise së Lirisë ka reagur edhe gjatë ditës së sotme për situatan në të cilën gjendet vendi ynë.

“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!”, shkruna Meta në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!

Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco