EMRAT- VIDEO/ Aksidenti në Berat, benzi përplas 3 persona në anë të rrugës

EMRAT- VIDEO/ Aksidenti në Berat, benzi përplas 3 persona në anë të rrugës

08:27, 15/09/2022

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e 14 shtatorit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit” Berat. Një automjet,tip Fuoristradë Benz,me targa angleze ka qënë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përplasur 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre,tip Fiat Punto,me targa AA 836 AG.

Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin,duke ju shkaktuar dëmtime të rënda.Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku,37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nëm kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale

"Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.S., është përplasur me një automjet tip “Fiat”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi Sh.K., 63 vjeç, dhe shtetaset B.N.,48 vjeçe dhe M.N., 37 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën informoi policia e Beratit.

Burimet spitalore bëjnë mr dije se,tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ,shtetasi Leon Simoni, 31vjeç, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco