Basha mori para nga rusët, Noka: Çështje personale e ish-kryetarit! Asgjë s’e lidh PD-në dhe demokratët me serbo-rusët

Basha mori para nga rusët, Noka: Çështje personale e ish-kryetarit! Asgjë s’e lidh PD-në dhe demokratët me serbo-rusët

21:59, 14/09/2022

Sekretari i Përgjithshëm i PD,  Flamur Noka, komentoi lajmin se Partia Demokratike ka marrë para nga Rusia për zgjedhjet në 2017. Nokatha se është një hall personal i ish-kryetarit Lulzim Basha. I ftuar në “Open”, Noka tha se askush nuk mund të përbaltë PD-në ndërsa kërkoi hetim të çështjes.

“Ajo që dua t’ju them sot ju, panelit dhe çdo shqiptari, është e partia Demokratike është krijuar si parti euroatlantike, perëndimore. Çdo gjest, hall person i Bashës s’mundet kurrë të përfshijë PD në këtë tymnajë dhe baltosje. Demokratë si kanë borxh askush këtë përballje. Asgjë nuk e lidh PD dhe demokratët me boshtin serbo-rus.

Individi që po flitet, ka hall dhe çështjet e tij. E para që mund t’ju them është çështje personale. S’ka arsye që të përfshihet PD. Asnjë individ, përfshi dhe Bashën. Nuk mund të përbaltet PD dhe orientimin e saj. Është hall i tij, çështje e tij.”-tha Noka.

Pyetjes nese i beson ketij lajmi, Noka shtoi: “I them asaj që kam thënë dhe vazhdimisht; hetim, hetim dhe vetëm hetim! Edhe në atë kohë kur doli, pavarësisht se na u servir si sulm nga Edi Rama, kërkuam hetim të plotë dhe të pandashëm.

Sot përsëri demokratët kërkojnë një gjë; hetim të pandashëm për të zbardhur deri ën fund këtë fenomen personal të Bashës. Është akt i rëndë, pasi cënon sovranitetin e këtij vendi, pasi ka të bëjë me armikun e Shqipërisë, një nga armiket e NATO-s. Hetimi do të zgjasë. DASH ka nxjerrë hetimin, dhe do rihapet hetimi.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco