Meta: Rama koka i incineratorëve, Veliaj me një firmë futi në borxh qytetarët e Tiranës për 30 vite

Meta: Rama koka i incineratorëve, Veliaj me një firmë futi në borxh qytetarët e Tiranës për 30 vite

21:35, 14/09/2022

I ftuar në 'Ora e Betit' në RTV Ora, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se Rama është në krye të një organizate kriminale ndërsa foli për kryeaferën e inceneratorëve.

Ai tha se Rama i hapi rrugë vendimit me 14 vendime brenda një dite, duke shtuar se edhe Veliaj është përgjegjës duke firmosur në emër të Këshillit Bashkiak.

Meta: Rama është në krye të një organizate kriminale sepse është vullneti i tij që janë bërë 14 vendime brenda ditës që i kanë hapur rrugën këtij procesi dhe janë kundërshtuar nga një ish-ministër financash.

Sa i takon aferës së Tiranës kemi një firmë në kundërshtim me ligjin nga kryetari i bashkisë që ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak. Me një firmë ai ka futur në borxh qytetarët e Tiranës për 30 vite, kur atje nuk ekziston incineratori.

Shërbimet dhe investimet atje nuk ekzistojnë dhe paratë janë marrë nëpër banka duke vënë koletaral pronat e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco