Mediu takime në Senat: Demokracia në rrezik nga regjimi autoritar i Iranit, Kinës dhe Rusisë

Mediu takime në Senat: Demokracia në rrezik nga regjimi autoritar i Iranit, Kinës dhe Rusisë

17:06, 14/09/2022

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cili  ndodhet aktualisht në SHBA me ftesë të zyrtarëve të IPAC, ka marrë pjesë në Kongresin Amerikan mëngjesin e sotëm.

Me anë të një postimi në Instagram, Mediu shkruan se biseda e tyre ka konsistuar në mbështetjen e Shqipërisë për rezistencën Iraniane.

Duke  theksuar  se demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare  të Kinës, Iranit dhe Rusisë, Mediu shprehet se autorizimi është kthyer  në një problem për shume vende të Europës.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Senat Washington DC:

Sot pata nderin të mar pjesë në mëngjes në Capitol Hill(Kongresin Amerikan), me Senator Republikan dhe demokrat i ftuar nga Senatori Jim Inhofe:

Senatoren Amy Klobuchar: Sen Kuns: Sen Lankord: Sen Mike Lee: Sen Durbin: Sen Inhofe: Sen King, Sen Mike Rounds: Sen Tim Kane: Senatore Gillibrand etj.

Të gjithë vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vënd i NATOs. Mbështetjen për rezistencën Iraniane: dënuan sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke konsideruar nevojën për një përgjigje të përbashkët konkrete të SHBA dhe NATO në kordinim me Shqipërinë.

Ata vlerësuan angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC.

Demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina:Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vende Europiane dhe demokracitë e këtyre vendeve.

Autoritarizmi është kthyer në një problem për shumë vende, të cilat vuajnë nga korrupsioni, dhe mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco