Basha mori para nga rusët, Harxhi: Ambasada e SHBA kishte dijeni! Dosja 'Muzin' u mbyll turpshëm me urgjencë

16:44, 14/09/2022

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv skandalin e lobimit rus për llogari të Lulzim Bashës. Harxhi tha se kemi të bëjmë me çështjen e shumëpërfolur ‘Muzin’, dosje e cila u mbyll turpshëm nga Gjykata e Apelit me urgjencë.

"Nuk janë thjesht raportime të mediave ndërkombëtare, mediat ndërkombëtare shtetërore, kanë intervistuar një person i cili ka qenë pjesë e hulumtimin për këtë çështje dhe të lobimit rus, parave ruse që kanë qarkulluar në vitin 2016-2017, financime ruse.

Raport amerikan i zbulimit. Rusia ka hedhur para edhe në fushata elektorale edhe në Ballkan, përmendet Shqipëria dhe PD. Në atë kohë kryetar ishte Basha. E lidhur me çështjen Muzin. Turpshëm u mbyll nga Gjykata e Apelit me urgjencë.

Kuptohej që kishte një ndërhyrje nga Lulzim Basha. Pati joshje të Bashës edhe mbas kësaj nga Ambasada Amerikane. Në një farë mënyrë po mundoheshin ta mbyllin këtë çështje dhe ata vetë."-tha Harxhi.

Më tej anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, theksoi se në rastin e financime ruse në fushata elektorale tregon se ka pasur dhunim të sigurisë kombëtare në vendin tonë.

"Kjo kthehet për shumë arsye. Situata botërore është e ndërlikuar. Ka disa raporte ndërkombëtare për ndërhyrjen ruse në Ballkan, zhvillimet në Kosovë ku Rusia u përfshi në atë që Vuçiç donte të bënte, rindezja e një lufte në Ballkan nëpërmjet ndërhyrjes në veri të Kosovës. Shohim dhe një situatë mjaft të brishtë në Malin e Zi."-tha Harxhi.

Sipas Edith Harxhit mund të dalin financime edhe për qeverinë e Edi Ramës, ndërsa shtoi se Lulzim Basha i vendosi një njollë Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco