Grida Duma: Realiteti politik pas 6 marsit imponon bashkim

22:56, 13/09/2022

'Realiteti politik pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit përcaktoi se bashkimi është e vetmja rrugë që i garanton Partisë Demokratike rrotacionin politik'. Kështu deklaroi deputetja demokrate Grida Duma në emisionin A show në Syri Televizion.

'Pas realitetit politik të 6 marsit, Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar si i vetmja rrugë për rotacionin politik'. Deklarata e u bë nga deputetja Grida Duma ne emisionin A show në Syri Televizion që startoi edhe sezonin e radhës.

Duma u shpreh se sa herë opozita përfshihet në konflikt të brendshëm, mazhoranca përfiton për të finalizuar aferën e radhës. Deputetja Duma u shpreh se është baza poshte që u imponon bashkimin dhe zgjedhjet e 25 prillit sipas saj dëshmuan se kundërshtari politik nuk duhet mitizuar.

Për deputeten Grida Duma kjo qeveri qëndron në pushtet me zgjedhje të vjedhura dhe sipas saj duhet angazhim maksimal për të garantuar rrotacionin e shumëpritur politik.

"Jo të gjithë njerëzit politk e duan partinë e tyre, njeri politik je dhe pragamatsist, ka plot njerëz që nuk i rezistojnë sfidave. Unë mendoj që politikan karriere bëhesh në opozitë. Më dhemb PD kur ishte në pushtet dhe keqpërdorej. Nuk duhet të ketë stanjacion individësh. Do e shohësh si një ekuacion interesash. Unë e di që e dua PD.

Njoh realitetin politik pas 6 marsit, PD duhet të jetë një, dhe e madhe. Kam kuptuar se sot mazhoranca është si një vampir që në momentin e parë që shesh se ka thënie lufte të brendshme në PD ai lulëzon. Ka shumë gjëra për të zgjidhur.

Në momentin që kam takuar të rinj që më dhanë një spunto, më thanë në jemi bashkë për lokalet, ju lart zihuni. Bashkimi i PD është e vetmja rrugë, forma duhet zgjidhur së brendshmi, duhet të vendosen motorrat në punë. Sot protestohet edhe në rrjetet sociale. PD duhet të gjejë një formulë fituese, me aksionerë politikë.

Betejat e gjata janë strapacuese. Në 2021 u mendua se do merrej pushteti se kjo është ligjësi. Nuk kishim as pushtet vendos as mandate dhe në numer votash ne e kishim marrë pushtetin.

Kjo është një sitiaye për të studiuar, në ato kushte asketizmi politik për pak ktheve pushtetin. Të mos e mitizojmë patronazhistin. Rama nuk duhet as të mitizohen. Marrëveshja që hoqi koalicionet, dhe heqja e emrave nga lista që na penalizuan."-tha Duma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco