Duma: PD duhet të jetë e bashkuar dhe e madhe! Rama, vampir që lulëzon kur sulmojmë njëri-tjetrin

21:14, 13/09/2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin 'A Show' në Syri Tv komentoi situatën politike në vend dhe aksionin opozitar.

Duma tha se Partia Demokratike pa asnjë dyshim duhet të jetë e bashkuar ndërsa shtoi se Rama lulëzon kur brenda selisë blu ka sulme mes njëri-tjetrit.

"Një nga arsyet pse kam njohur realitetin politik pas zgjedhjeve të 6 marsit, ka të bëjë me atë që PD duhet të jetë një dhe e madhe. E para gjë që më shtyn është kjo.

Një nga arsyet pse qëndroj në heshtje është se kam kuptuar qartazi që Rama është si një vampir, apo shushunjë që në një moment kur sheh se ka në publik thënie njëri kundër tjetrit brenda PD-së, ai lulëzon. Kjo është e papranueshme për mua."-tha Duma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco