VIDEO/ Aksidenti me vdekje në Astir, 35-vjeçarja po kalonte rrugën me qeset me ushqime në duar

20:47, 13/09/2022

Tiranë- Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti me vdekje në Astir ku humbi jetën një 35-vjeçare.

Viktima me inicialet E.N., përpara se të përplasej nga një kamion ka qenë në market duke blerë ushqime, dhe më pas me qese në duar ka tentuar të kalojë rrugën.

Fatkeqësisht 35-vjeçarja u përplas nga kamioni në mes të rrugës dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima banonte në zonën e Astirit me qira.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat më të detajuara të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco