VIDEO/ Shkëputet ballkoni nga kati i 5-të, panik në Mamurras

VIDEO/ Shkëputet ballkoni nga kati i 5-të, panik në Mamurras

19:43, 13/09/2022

Panik në një pallat në Mamurras.

Mesditën e sotme është shkëputur ballkoni i një banese në katin e pestë në një pallat të rikonstruktuar nga bashkia.

Ballkoni i katit te 5-të ka rënë në një kat më poshtë.

Banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku që kanosej nga rënia e dy ballkoneve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Priten ekspertët të vendosin nëse pallati është apo jo i banueshëm. Shkak e rënies së ballkoneve është amortizimi i ndërtesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco