Meta akuza SPAK: Po bashkëpunon me PS-në për të blerë zgjedhjet vendore

Meta akuza SPAK: Po bashkëpunon me PS-në për të blerë zgjedhjet vendore

19:32, 13/09/2022

Gjatë protestës tek inceneratori i Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza se SPAK po bashkëpunon me qeverinë për të blerë zgjedhjet vendore.

Ilir Meta nga protesta e thirrur për inceneratorët tha se para drejtësisë duhet të dalë kryeministri Rama të cilin e ka cilësuar si 'kryetari' i një organizate kriminale së bashku me Veliajn.

Meta edhe njëherë ka hedhur akuza ndaj SPAK se po bashkëpunon me qeverinë dhe nuk po sheh faktet.

"Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindjes e SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thonë se drejtësia e re vazhdon.

A nuk vepruan kështu këta me ish-ministrin dhe ish-drejtorin dhe deputetin. Denocmimet për ta u bënë me fakte me numra llogarie, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk u ndërmor asnjë veprim se me lekët e inceneratorëve duhej të blihej vota e shqiptarëve", tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco