Berisha mbledh nesër Grupin Parlamentar të PD, prezantohet propozimi për Reformën Territoriale

Berisha mbledh nesër Grupin Parlamentar të PD, prezantohet propozimi për Reformën Territoriale

18:30, 13/09/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha dhe nënkryetari Luçiano Boçi iu kanë dërguar sot të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së.

Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

Mesazhi:
Ju përshëndes! Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:

-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
-Të tjera

Falenderime! Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rendësishëm!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco