VIDEO/ Meta te landfilli i Sharrës: I themi SPAK-ut, boll më me drejtësi me regji

18:43, 13/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur para Inceneratorit të Tiranës në protestën e thirrur pasditen e sotme.

Meta u shpreh se çdo qytetar është një zë i fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe për t’i thënë SPAK-ut që të ndalë drejtësinë me regji.

‘Unë sapo kam ardhur. Çdo qytetar që ka ardhur është një zë i fuqishëm për t’i thënë SPAK-ut dhe të gjithëve boll më me drejtësi me regji.

Boll burgosët fukarejnjtë pse nuk paguajnë faturat e dritave. Ja ku e keni monumentin e korrupsionit’, - tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco