Berisha publikon foton me 6 kandidatët për kreun e FRPD: Suksese të përzemërta...

Berisha publikon foton me 6 kandidatët për kreun e FRPD: Suksese të përzemërta...

18:14, 13/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një foto në rrjete sociale me 6 kandidatët për kryetar të Forumit Rinor të PD-së.

Kryedemokrati Sali Berisha krahas fotos shkruan se i shpreh urime të përzemërta dhe suksese kandidatëve në garën e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpalli më herët edhe hapjen e fushatës zgjedhore, nga 1 gushti deri më 30 shtator.

Dita e Zgjedhjeve për kreun e FRPD-së do të jetë data 1 tetor 2022. Kandidatët janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco