Gjendet i pajetë një burrë në Krujë

Gjendet i pajetë një burrë në Krujë

17:56, 13/09/2022

Trupi i pajetë i një burri është gjetur pasditen e sotme në fshatin Larushk të Krujës.

Policia lokale njofton se, rreth orës 15:40 është gjetur i pajetë në një kasole, 53-vjeçari me inicialet M. M.

Sipas policisë, dyshohet vetëvarje, pasi ai vuante nga problemet e shëndetit mendore.

Policia e Krujës/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në një kasolle, shtetasi M. M., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco