Bilanci i COVID/ 138 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 138 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:14, 13/09/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 138 raste të reja me koronavirus nga 950 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët ta vaksinohen, bën me dije se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 10 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 253 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 1242 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Statistika (13 Shtator 2022) 
Raste të reja ditore                138
Të shëruar në 24 orë           253
Të shtruar në spitale             10
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     950
Testime totale                   1,971,502
Raste pozitive                      330,045
Raste të shëruara                  325,217
Raste Aktive                             1,242
Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë                    552
Shkodër                 140
Durrës                     125
Elbasan                   99
Fier                           77
Vlorë                         61
Gjirokastër                56
Korçë                         45
Berat                           39
Dibër                           21
Lezhë                          20                       
Kukës                           7

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco