SYRI TV/ Misteret e atentatit me snajper në Durrës, policia mbajti të fshehtë ngjarjen

SYRI TV/ Misteret e atentatit me snajper në Durrës, policia mbajti të fshehtë ngjarjen

13:43, 13/09/2022

Të hënën e 12 shtatorit, rreth orës 12:00, në zonën e plazhit në Durrës, i është bërë atentat shtetasit Akil Nerjaku. Burime konfirmuan, se Nerjaku është qëlluar me snajper nga distanca, sapo kishte parkuat makinën e tij luksoze tip “G Clas”, në afërsi të një hoteli.

Fatmirësisht, nga e shtëna e snajperit nuk është prekur Akil Nerjaku, ndërsa plumbi ka shpuar automjetin e një qytetari nga Maqedonia. Pas ngjarjes, në zonë janë grumbulluar njerëz dhe forca të shumta policie. Por, policia e Durrësit mbajti të fshehtë ngjarjen për më shumë se 24 orë.

Reagimi zyrtar i policisë, u bë mesditën e së martës, ku përsëri tentohet të fshihet fakti se është kryer atentat me armë ndaj një shtetasi. Në komunikatën zyrtare, policia thotë se është qëlluar një herë me armë zjarri automjei i parkuar i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa thekson se në momentin e të shtënës, nuk ka pasur njeri në automjet.

Por kjo deklaratë e policisë, e bërë shumë me vonesë dhe pasi lajmi doli në media, duket se fsheh diçka. Vet policia në të njëjtën komunikatë, tregon se ka identifikuar automjetin me të cilin është larguar autori që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në këtë pikë, ngrihet dyshimi se pse autori do të duhet të qëllonte një automjet të parkuar ku nuk kishte njeri.

Por burime të ndryshme konfirmuan se është tentuar të qëllohet me armë pikërisht shtetasi Akil Nerjaku, por fatmirësisht i ka shpëtuar atentatit. Ndërkohë në vendin ku ndodhi ngjarja, është sekuestruar predha e plumbit që u qëllua Nerjaku. Aktualisht, janë duke u kqyrur kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa burime konfirmojnë se shënjestra e atentatit është person me precedent penal  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco