VIDEO-SYRI TV/ Shfaqjes me reformën territoriale i vjen fundi

13:11, 13/09/2022

Mazhoranca nuk do të marrë në konsideratë kërkesën e disa deputeteve të opozitës për shtimin të numrit të bashkive. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se nuk do ketë ndryshim të hartës territoriale, duke i dhënë fund teatrit të opozitës së djeshme, e cila shprehej se kishte marrë garanci për reformat

SYRI TV

Shfaqjes që bëri opozita e djeshme për reformën e re territoriale i erdhi fund.

Pasi disa muajsh pune të komisionit të posaçëm, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se harta territoriale nuk do ndryshojë, duke paralajmëruar se nuk do të merret në konsideratë kërkesa e deputetëve të opozitës për shtim të numrit të bashkive.

Edhe pse ishte Partia Socialiste që ka refuzuar lustracionin, këtë herë mazhoranca po mban flamurin e ndryshimeve ligjore për të përjashtuar nga politika, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, pavarësisht se ishte kjo forcë politike që vendosi në krye të Kuvendit, ministrin e fundit të diktaturës komuniste, Gramoz Ruçin. 

I pyetur në lidhje me sulmin ndaj pronarit të News24, me të cilin dikur kishte miqësi të ngushtë, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë aksionin e IKMT në resortin e biznesmenit. 

Ndërsa një ditë më parë, kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi se nuk mund të hetonte kryetarin e PD, Sali Berisha, në bazë të deklaratave politike, Taulant Balla nuk ka kursyer sërish sulmet dhe kritikat se përse SPAK nuk po vepron, pas kërkesave të tij, nga korridoret e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco