'Si do të jetë protesta e parë e PL, e qetë dhe simbolike apo...? - Ja si përgjigjet Ilir Meta

'Si do të jetë protesta e parë e PL, e qetë dhe simbolike apo...? - Ja si përgjigjet Ilir Meta

12:51, 13/09/2022

“Z. Meta, a do të jetë protestë e parë e Partisë së Lirisë, protestë e qetë, protestë simbolike, protestë pankartash apo do të shkojë përtej?” – Kjo ishtepyetja që iu drejtua sot në konferenën e shtypit, z. Ilir Meta, pak orë përpara zhvillimit të protestës së parë të organizuar prej tij si kryetar i një partie të re opozitare.

Dhe Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, u përgjigj shprehimisht:

“Do të jetë një protestë e parë që sigurisht do të vijohet edhe nga të tjera. E fillojmë tek inceneratori i Tiranës se skena e krimit aty është më flagrante, më e dukshme se kudo tjetër në Shqipëri dhe padyshim që do të vazhdojmë edhe në skena të tjera të vjedhjes, të grabitjes, që iu bëhet qytetarëve tanë.

Pa asnjë diskutim që do të jetë një protestë, paqësore, qytetare, model  por do të tjerë edhe shumë konkrete dhe vetë fakti që ne kemi zgjedhur skenën e krimit e ën një protestë jashtëzakonisht të rëndësishme. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco