Meta: Nëse SPAK do të vepronte, Dvorani do të ishte i dënuar sot! S'do kandidoj për Bashkinë e Tiranës...

Meta: Nëse SPAK do të vepronte, Dvorani do të ishte i dënuar sot! S'do kandidoj për Bashkinë e Tiranës...

23:03, 12/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në 'TPZ' deklaroi se nëse SPAK do të vepronte, Ardian Dvorani do të ishte i dënuar sot.

Ish-Presidenti deklaroi se kandidimi për Bashkinë e Tiranës nuk është në planet e tij, ndërsa është zotuar se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës.

Ilir Meta tha se opozita ka shumë kandidatë për të bërë këtë detyrë, dhe do i mbështesë ata.

"Nëse SPAK do të vepronte, Dvorani do të ishte i dënuar sot. Sa i përket Bashkisë së Tiranës, kandidimi nuk është në planin tim.

Nuk ka qenë asnjëherë plani im. Opozita ka shumë kandidatë për ta bërë këtë detyrë dhe unë do ta mbështes."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco