‘Berisha kryetar legjitim i PD’/ Meta: Rama do rrëzohet me protesta dhe zgjedhje

‘Berisha kryetar legjitim i PD’/ Meta: Rama do rrëzohet me protesta dhe zgjedhje

22:02, 12/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në emisionin 'TPZ' se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet me protesta dhe me zgjedhje.

Meta deklaroi se Berisha është kryetar legjitim i Partisë Demokratike ndërsa shtoi se respektojnë vullnetin e selisë blu.

"Ky lloj regjimi do të rrëzohet me protesta dhe me zgjedhje. Nuk do të heqim dorë asnjëherë nga institucionet. Berisha është kryetar legjitim i PD dhe ne respektojmë vullnetin e PD.

Unë jam kryetar i Partisë së Lirisë, një parti e përkushtuar për të bërë një opozitë të vërtetë dhe frontale.

Jemi shprehur të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe çdo grup tjetër, natyrisht ne kemi agjendën tonë dhe jemi të hapur për të koordinuar me PD dhe me të gjitha forcat e tjera. Raporti im me Berishën është një raport shumë korrekt."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco