Nesho: Amerikanët nuk kanë kuptuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri! Rama, një klientelist i tyre

21:21, 12/09/2022

I ftuar në Çim Peka Live, ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar se sa rrezikon Shqipëria nga Irani?  

Ish-ambasadori theksoi se amerikanët akoma nuk kanë kuptuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Sipas Neshos, në këto momente ne kemi  një aventurieri politik siç është Edi Rama i cili ka pranuar rolin që të jetë vetëm një klientelist i tyre.

Nesho është ndalur edhe te pranimi i të gjithë anëtarëve të MEK në Shqipëri nga Rama, ku sipas tij Rama i është vetëofruar për të shpëtuar dhe për të bërë si të dojë me pushtetin e tij.

Nesho: Amerikanët nuk kanë kuptuar akoma këto zhvillime që kanë ndodhur kohën e fundit në Shqipëri. Tani ndodhemi para një fakti, një aventurieri politik siç është Edi Rama i cili ka pranuar rolin që të jetë vetëm një klientelist i tyre. Ajo që më shqetëson mua dhe gjithë popullin shqiptar është që sa të rëndësishme janë këto marrëdhënie me NATO-n dhe me ShBA-në.

Peka: Sipas jush Rama bëri gabim që i mori të gjithë anëtarët e MEK në Shqipëri?

Nesho: Sigurisht! Pse nuk i mori një vend europian më i madh dhe kanë demokraci më të konsoliduar, kanë mbrojte, sisteme sigurie dhe pse nuk i mori vetë ShBA? Këta njerëz si Rama janë të psikologjisur dhe që janë të vetëofruar për të shpëtuar dhe për të bërë si të duan me pushtetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco