Ilir Meta: Rama i fitoi zgjedhjet sepse kishte blerë Lulzim Bashën

Ilir Meta: Rama i fitoi zgjedhjet sepse kishte blerë Lulzim Bashën

21:12, 12/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se u ble nga Edi Rama. 

Zgjedhjet e 25 prillit të kaluar, tha Meta në TPZ, u fituan nga Rama sepse ky i fundit kishte blerë liderin e opozitës. 

"Rama i fitoi zgjedhjet sepse kishte blerë Lulzim Bashën. Nëpërmjet kësaj blerje Edi Rama kapi Reformën në Drejtësi", u shpreh Meta.  

Kreu i PL se opozita nuk do të lejojë Edi Ramën të vjedhë dhe të shtypë shqiptarët. 

Ai e akuzon qeverinë si të korruptuar dhe paralajmëron se aksioni i opozitës nuk do të ndalet. 

"Çdo sekondë në aksion për të mos e lënë Edi Ramën t'i vjedhë dhe t'i shtypë shqiptarët. Jam shumë i qartë dhe shumë i vendosur në opozitarizmin tim. Jam i vendosur për t'i shërbyer qëllimeve të mëdha të opozitës", theksoi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco