Berisha: Azem Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm

20:18, 12/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim të organizuar në kujtim të Azem Hajdarit, deklaroi se ky i fundit ishte një guximtar i jashtëzakonshëm.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Azem Hajdari jeton dhe është i pavdekshëm në veprën e tij ndërsa shtoi se sot ai frymëzon më shumë se kurrë.

"Ky takim të zgjon mendime të ndryshme. Por ndonëse kjo është dita e pushkatimit të Azem Hajdarit, në mënyrë të vetëvetijshme, kjo është dita dhe çdo ditë që ne mendojmë atë, është vepra e tij. Azem Hajdari jeton dhe është i pavdekshëm në veprën e tij. Për të qenë realist asgjë nuk do ti përshtatej më shumë këtij takimi se sa ‘Dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik’. Dhe në rrezik shumë të madh.

A shërben sot kujtimi i veprës së Azem Hajdarit? Mendoj se frymëzon sot më shumë se kurrë. Unë do të ju përshkruaj, jo për të bërë histori, por 2-3 momente të atyre ditëve që ndanë historinë, epokat dhe hodhën themelet e ndarjes së sistemeve.

Çfarë ishin ato dy ditë të para? Azem Hajdari dhe një grup disa qindra studentë u treguan të pamposhtur. I ftoi Ramiz Alia në darkë, doli në 1 të natës, u nxori ministrin dhe sampistat dhe i dërrmoi me shkopinj dhe mjete të tjera. Ata ishin të pamposhtur sepse të nesërmen dolën në demonstratën e parë antikomuniste në rrugët e Tiranës. Në kuptimin e sloganeve dhe organizimit. Në 8 të mëngjesit kanë dalë dhe kanë zënë rrugën e Elbasanit.

Aty kam qenë dëshmitar, u sulëm me një barbari dhe tërbim për ti bërë copa. U shpërndan, erdha këtu, diku tek ato ndërtesat e para dhe gjeta Azemin me një grup studentësh. Jo që nuk i gjeta të frikësuar, por përkundrazi të vendosur për shkuar drejt sheshit.

Pra çfarë ishte Azem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij? Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm dhe këta ishin të pamposhtur. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike. Mund ti themi ç’të duam."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco