'Morën pjesë 40 policë'/ Bislim Ahmetaj: Vrasja e Azem Hajdarit, pushkatim nga shteti!

'Morën pjesë 40 policë'/ Bislim Ahmetaj: Vrasja e Azem Hajdarit, pushkatim nga shteti!

20:03, 12/09/2022

Drejtues i grupimit 90 dhe sekretar i PD për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmetaj u shpreh gjatë bashkëbisedimit për figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, në sheshin 'Demokracia', Qyteti Studenti, se ai nuk bëri kurrë kompromis me të keqen. 

Ahmetaj tha se Azem Hajdari u vra nga shteti, duke shtuar se në raportin e prokurorisë thuhet se në këtë krim kanë marrë pjesë 40 policë.

Vrasja e tij, tha Ahmetaj, ishte vrasje shtetërore e sofistikuar. 

Bislim Ahmetaj: Këtë qytet unë e kam quajtur 'Jeruzalemi i shqiptarëve', apo qyteti i lirisë. Këtu mblidheshin 100 mijë veta, pa telefon, pa asnjë lloj komunikimi përveç shpirtit dhe ndjesive. Qyteti Studenti ishte bërë magnet. E kishim çliruar këtë pjesë dhe hap pas hapi arritëm duke u përballur me anti-mitingjet e para. Në Tropojë në datën 11 korrik pas meje ishin Arben Imami, Sali Berisha, Azem Hajdari. Azem Hajdari nuk është njeri i zakonshëm, ai ka qenë fenomen në politikë. Azem Hajdari nuk është vrarë, është pushkatuar, ai nuk ka bërë kurrë kompromis me të keqen. Një nga fjalitë më të sinqerta të grupit hetimor që hetoi atë çështje ishte, morën pjesë ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe Besim Cerjes mbi 40 forca policore. Një vrasje shtetërore e organizuar në mënyrën më të sofistikuar të mundshme. Kurrë nuk bëri kompromise as me kriminelët, as me dallaveraxhinjtë në politikë, as për çështjen kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco