Budina kujton takimim e parë me Azem Hajdarin: Të rinjtë të marrin në dorë fatin e vendit

19:47, 12/09/2022

Aktori Edmond Budina, në një bashkëbisedim të organizuar nga Partia Demokratike në kujtim të Azem Hajdarit, kujtoi takimin e parë me këtë të fundit.

Budina tha se të rinjtë duhet të frymëzohen në lëvizjet e Azem Hajdarit për të ndryshuar Shqipërinë e cila ka përfunduar në dorë të mafies në pushtet.

"Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në atë moment më kujtohet që isha jashtë vendit, të nesërmen jam kthyer dhe kam ardhur këtu kur më thanë se kanë plasur revoltat e studentëve. Ishte mbledhur përfaqësia, brenda ishte edhe Arben Imami, studentët, më thotë dikush që të presin edhe ty.

Tek dera gjej një student, më thotë, 'profesor, respekte, kemi parë shfaqejen tuaj', ajo pati dhe një përplasje me regjimin nga pikëpamja artistike.

Më thotë studenti që ju na keni frymëzuar me shfaqjen. U bëra pjesë e delegacionit që shkoi për të kërkuar pluralizmin. Ky ishte kontakti i parë me Azem Hajdarin. Kemi shkuar në mitingje.

Nuk është ëngjëllore PD-ja deri tani, ka gjynahet e saj, por në këtë moment është e domosdoshme edhe për këtë përgëzoj Berishën që u rikthye me një forcë të re dhe besoj se do shkohet përpara.

Në PD s'mund të futesh për të marrë një post, por funksionon nëse ke një ide për të ndryshuar gjërat në këtë vend. Të rinjtë të hyjnë në PD për të ndryshuar gjërat. E kemi parë se çfarë ka ndodhur në këtë parlamentin tonë.

Idetë e asaj kohe duhet të rikthehen. Kishim parullën 'e duam Shqipërinë si gjithë Europa', por them se ne duhet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

S'mund të presim ta sjellin të tjerët atë që duam ne. Duhet ta ndryshojmë Shqipërinë. Të përveshim mëngët. Shteti sot është në dorë të mafies. Ky popull për fat të keq ka filluar të ketë këtë mentalitet që i bindet njëshit. Shqipëria s'është pronë private e askujt.

Merrni në dorë ju të rinj situatën, besoj se zoti Berisha do e çojë këtë punë deri në fund për të çuar Shqipërinë aty ku duhet.”-tha Budina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco