Gazetari-Ramës: Të dhënat në pazar, do të shesin kryeministrinë bashkë me shtëpinë në Surrel

Gazetari-Ramës: Të dhënat në pazar, do të shesin kryeministrinë bashkë me shtëpinë në Surrel

18:18, 12/09/2022

Edi Rama betohet se hakerat nuk kanë marrë asnjë të dhënë nga sulmi i tyre ndaj sistemeve shqiptare, i fundit ishte ndaj TIMS.

Por e vërteta është ndryshe.

Sot hakerat kanë nxjerrë në shitje të gjitha të dhënat që ka sistemi TIMS, ku janë emrat dhe fotot e çdo shqiptari.

Edhe sot pasdite Rama sërish ka theksuar se Shqipëria nuk ka humbur asnjë të dhënë, por nuk ka treguar ende se çfarë kanë rrëmbyer hakerat, të cilët kanë nxjerrë në shitje sekretet shqiptare.

Në lidhje me këtë gjë, ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili shkruan se, kështu si e kanë nisur hakerat, do të nxjerrin në shitje dhe kryeministrinë e shtëpinë e Ramës në Surrel.

‘O Rame, leri ato që nuk rrodhi asnjë e dhënë se të dhënat e shtetit kanë dalë të gjitha në pazar, por shiko se kështu si e kanë nisur këta do të shesin dhe godinën e Kryeministrisë me gjithë shtëpinë në Surrel’, shkruan gazetari Klodian Tomorri në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco