Të shkatërruara ose pa nxënës, dhjetra shkolla nuk u hapën sot

Të shkatërruara ose pa nxënës, dhjetra shkolla nuk u hapën sot

17:01, 12/09/2022

Dhjetra shkolla në vend nuk do të hapen pasi janë dëmtuar nga tërmeti dhe mungesa e kujdesit, ose janë braktisur nga nxënësit që janë larguar bashkë me familjet brenda ose jashtë Shqipërisë. Në Durrës nuk do hapen në ditën e parë të shkollës 12 shkolla që janë dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe rindërtmi i tyre nuk ka përfunduar.

Gjithashtu në Qarkun Lezhë, nuk do të hapen 4 shkolla, pasi godinat janë të amortizuara dhe do të rindërtohen. Ato ndodhen në Lezhë, në Ishull-Shëngjin, në Milot dhe një në Gore të Kurbinit. Nxënësit do transferohen në shkolla të tjera. Në Qarkun e Fierit një shkollë 9 vjecare në Patos dhe gjimnazi i Levanit nuk do të hapen, pasi po rikonstruktohen. Prej amortizimit nuk do të hapet as shkolla fshatit Mizë të Divjakës.

Në Qarkun e Vlorës, shkolla e Lapardhasë të Bashkisë Selenicë nuk do të hapet, pasi në të është regjistruar vetëm një nxënës.

Në Qarkun e Gjirokastës, nuk do të hapet një shkollë në Këlcyrë të Bashkisë së Përmetit për shkak se nuk është rregjistruar asnjë nxënës.

Gjithashtu një gjimnaz në Bashkinë Libohovë ka numër shumë të ulët të regjistrimeve dhe rrezikon të mbyllet. Por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Edhe shkolla e fshatit Seltë në Gjinar të Elbasanit nuk do të hapet, pasi edhe këtu nuk është regjistruar asnjë nxënës.

Në Fier nuk do të hapen për vitin 2022- 2023 disa shkolla. Në Patos, shkolla “ Muhamet Shehu” për shkak se ndodhet në rikonstruksion, në Lushnje, shkolla vartëse AF Lekaj do të përqendrohet në shkollën Qendër, në Levan, gjimnazi “ Kutbi Vruzhaj” për shkak të rikonstruksionit, mësimi do te kryhet në godinën e gjimnazit “Janaq Kilica“ në Fier , njëlloj si gjatë vitit të kaluar, ndërsa në Mize të Divjakes për shkak se godina ndodhet jashtë funksionit, mësimi do të zhvillohet në shkollën 9-vjeçare “Koli Sako”.

Në Vlorë për shkollat që kanë numër të ulët, po shihet mundësia e krijimit të shkollave të bashkuara, përkatësisht Memo Metaj në fshatin Kuc, Faslli Dano në Llakatund, shkolla e Orikumit, Shaban Demiraj në Vlorë. Në Selenicë janë 14 shkolla qendrore edhe 10 shkolla vartëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco