VIDEO – SYRI TV/ Viti i ri shkollor, tkurret numri i nxënësve, 58 mijë më pak se 5 vite më parë

15:32, 12/09/2022

Nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve kanë nisur këtë të hënë vitin e ri shkollor 2022-2023. Fëmijët tregojnë emocionet e tyre për këtë fillimvit, ndërkohë që ajo çka bie në sy është tkurrja e numrit të nxënësve. Sipas statistikave nga Instat, në krahasim me 5 vite më parë këtë vit në shkolla janë ulur 58 mijë nxënës më pak.

Syri tv

Ka nisur ktëtë të hënë viti I ri shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar. Rrugët dhe oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve të emocionuar dhe entuziastë.

Për Syri Televizion, prindër dhe fëmijë tregojnë përjetimet e tyre.

E ndërkohë, përtej lumturisë që ofron fillimi shkollës, numri I nxënësve është tkurrur ndjeshëm. Në bankat e shkollës u ulën për herë të parë 29 mijë nxënës, ose 4 përqind më pak se një vit më pare. Në sistemin 9-vjeçar janë regjistruar në total 278 mijë nxënës, duke pësuar gjithashtu një rënie me rreth 3 përqind. Ndërsa në gjimnaze rënia e numrit të nxënësve llogaritet me 9% më pak krahasuar me vetëm një vit më pare. Bazuar në statistikat e INSTAT në bankat e shkollës këtë vit ulen 58 mijë nxënës më pak se 5 vite më parë, çka dëshmon plakjen e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë dhe kushteve social-ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco