E frikshme/ Rama tregon para Yuri Kim si e përndoqi mësuesen 'e djathtë

E frikshme/ Rama tregon para Yuri Kim si e përndoqi mësuesen 'e djathtë

11:37, 12/09/2022

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme me publikun në Kongresin Kombëtar të Arsimit, historinë e një mësueseje, e cila kishte folur në një kronikë kundër qeverisë së tij. Pas kësaj, vetë kreu i qeverisë kishte zbuluar se ajo ka bindje politike të djathta.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e kishte ndjekur personalisht historinë e mësueses, e cila në rrjetet sociale kishte marrë shumë mbështetje nga përkrahësit dhe komentuesit, sipas kryeministrit, e etiketonin arsimtaren si ‘viktimë të politikës’.

Por ajo që bënte përshtypje gjatë fjalës së kryeministrit ishte fakti se Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit, Evis Kushi e kanë ndjekur aktivitetin e mësueses në rrjetet sociale, madje vetë kreu i qeverisë tha se ajo ishte shumë aktive në grupin “Shqipëria në Rrezik”, i cili është dhe slogani i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

I frikshëm është fakti se si personat që flasin publikisht kundër qeverisë, në këtë rast në sistemin arsimor, ndiqen në rrjetet sociale nga vetë kryeministri apo funksionarët e tjerë të Partisë Socialiste më pas për të vendosur për ‘fatin e tyre’.

Prej kohësh opozita akuzon Partinë Socialiste se e ka shtrirë sistemin e patronazhimit në çdo strukturë të administratës së vendit.

Deklaratat e Edi Ramës u bënë para ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila ishte e pranishme në aktivitet. 

"Një muaj më parë hapët zyrtarisht negociatat për t’u bërë anëtar i BE, për të marrë vendin tuaj të drejtë si një vend anëtar me të drejta të plota e SHBA mbështeten në këtë. Arsimimi do jetë kyç se sa shpejt do lëvizni e sa përparim do bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme për ne gjithashtu se politika jonë është duam t’ju shohim tërësisht të integruar në Evropë dhe mbështetje për politikën tuaj arsimore është po aq e rëndësishme për ne sa është mbështetja jonë për reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit," tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco