FOTO/ Berisha publikon denoncimin: 30 minuta shi përmbytën Tiranën e Lali Betonit

FOTO/ Berisha publikon denoncimin: 30 minuta shi përmbytën Tiranën e Lali Betonit

21:37, 11/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar në rrjete sociale gjendjen skandaloze të Tiranës e cila përmbytet sa herë bie shi. Mjaftojnë pak minuta reshje për të nxjerrë në dritë mashtrimet e Veliajt.

Kryedemokrati ka postuar disa foto nga Shkoza, ku kanë mjaftuar 30 minuta reshje shiu për ta kthyer zonën në një liqen, pasi infrastruktura minimale nuk ekziston.

Statusi Sali Berishës

30 minuta shi përmbyt çdo cep të Tiranës së Lali Betonit! Mjafton vetëm 30 minuta shi për të përmbytur çdo rrugë të Tiranës, ku kanalizimet janë bllokuar dhe ndërtimet e parregullta antiligjore kanë mbirë si kërpudha.

Këto pamje vijnë nga Shkoza ku rrugët bëhen të pakalueshme pas 30 minutave shi për shkak se infrastruktura minimale nuk ekziston. Miq, ju ftoj të ndiqni mesazhin e qytetarit dixhital:

- - - - - - -

Doktor, prsh. 30 min shi ra dhe Shkoza u permbyt. Keta kane bere cdo rruge per te vjedhur, kanalizime nuk ka, cilesi asfalti jo e jo, nderko Veliaj flet per kryeqytetin e Europes kur ne nuk kemi infrastrukture per te ec te qete nese shirat nisin. Ju kam nisur keto pamje per te kuptu gjendjen katastrofe qe behet sa here bie shi, dhe nuk i kane dhene zgjidhje ne asnje moment. Po na e marrin shpirtin, cmimet jane te paperballueshme, pa pune po na lene, te ardhmen po na e vrasin, nderkohe qe flasim ende per rruge, drita dhe uje. Turp ti vije kesaj qeverie me hajdute dhe bashkise qe drejtohet nga nje palaco qe nuk di gje tjeter vecse me derdellit. Flm doktor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco